Një artikull i gazetës më të madhe në Gjermani “Bild”, ka hedhur dritë mbi marrëdhëniet jo aq të mira midis shefit të klubit të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige dhe trajnerit të ri të bavarezëve, Niko Kovaç.
Në artikullin e publikuar nga medie gjermane, thuhej se Niko Kovaç i kërkoi bordit drejtues të Bajernit të afronin në ekip dy lojtarë. I pari ishte sulmuesi Ante Rebiç, me të cilin Kovaç kishte punuar te Frankfurti, ndërsa dëshira e dytë ishte Kevin Vogt, i Hofenhajmit, një qendërmbrojtës, i cili njihet për saktësinë në pasime dhe shpejtësinë.
Rumenige ia preu shkurt kroatit, duke ia bërë të qartë se Bajerni nuk do të bënte shpenzime drastike gjatë merkatos së verës dhe atij do i duhej të bënte me ekipin e vitit të kaluar plus Goreckën, i cili erdhi me kosto 0 nga Shalke.