Bild e quan skandaloze skenën që erdhi nga Katari në grumbullim: Gratë bënin selfie në pishinë, lojtarët e Gjermanisë mbanin fëmijët

Në Gjermani janë duke kërkuar arsyen e dështimit për shkak se kjo Kombëtare u eliminua që në fazën e grupeve. Kur erdhi ndeshja e fundit, drejtuesit vendosën që të lejonin takimin e lojtarëve më personat e tyre të zemrës.

Por Bild ka zbuluar një prapaskenë nga ky takim që e trajton si skandaloze. Media gjermane shprehet se të dashurat dhe gratë ishin të zëna duke bërë selfie në pishinë, ndërsa burrat e tyre, lojtarët e Gjermanisë, duhej të mbanin fëmijët.

Siç raporton Bild, pjesëtarët e Federatës Gjermane të Futbollit janë tronditur nga skenat që duhej të shihnin kur vizituan hotelin Zuzal. Por në të njëjtën mënyrë nuk e ka parë Flick, që sipas tij, vizitat familjare nuk ishin arsye kryesore e dështimit të Gjermanisë në këtë turne. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online