Bifsha: Përgëzime djemve, kush na jep ne penallti?!

Petraq Bifsha ishte në stolin e Flamurtarit ndaj Laçit dhe pas ndeshjes në Supersport u shpreh se ka pretendime për një penallti të padhënë. Tekniku ka përgëzuar futbollistët për lojën e bërë dhe shpjegoi se pse bëri vetëm në zëvendësim.

“Me Laçin kemi bërë maksimumin, dihet ndeshjet e mëparshme. Ekipi bëri maksimumin e kërkuam fitoren. Kam dyshime për raste penalltie, por vështirë që ne t’i marrim. I falënderova djemtë për lojën”.

“Vetëm një zëvendësim? Skuadra po funksiononte, edhe Zhufo nuk ishte keq që e nxorëm. Presuam lart. Kisha besim se do të shënonim. Luajtëm lart, gabuam në fund dhe na shpëtoi portieri. Vetëm Danilo është i cilësisë së lartë që na mungonte. Ekipi bëri mirë, ndaj nuk bëmë ndërrime. Me penalltitë nuk merrem, të mendojmë për ndeshjen me Kamzën.”

“Duhet goditur më shumë porta? Jam dakord. Me katër lojtar lart ishim kërcënues. Sidibe dhe Meti godasin, luajtëm lart, në krah, dy tre situata kishte devijime dhe për një pretendoj penallti. Skuadra pati autoritet në lojë. E përsëris, Danilon që është titullar nuk e kemi”.

“Ne stërvitemi, e kemi kaluar këtë problem edhe më parë. Që në fillim ekipi është krijuar për lart, klubi është serioz. Mendoj se skuadra do të bëjë mirë. Nuk pyetëm sot që luajtëm me Elbasanin, do kërkojmë rezultate pozitive sa të jetë e mundur”, tha Bifsha në emisionin “Gol pas goli”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *