Pas largimit të Boban nga Milani me urdhër të Gazidis dukej se edhe Maldini do të kishte të njëjtin fat. Por pas qëndrimit të Piolit dhe u mohua ardhja e Ragnick, legjenda e Milanit ka marrë pozicionin e kërkuar dhe fjala e tij ka më shumë peshë. Si pasojë e rritjes së autoritetit të tij , Ibrahimoviç dhe Donnaruma mund të qëndrojnë në ekip duke ruajtur strukturën aktuale në skuadër.
Fitoret nën drejtimin e Piolit e kanë bindur Zllatan Ibrahimoviç të qëndrojë një sezon, pasi suedezi ka besim se vitin e ardhshëm Milani do të jetë në luftë për titullin kampion. “Nuk jam lojtar për Europa Ligë, Milani nuk është për Europa Ligë”- ishin fjalët e sulmuesit kuqezi, kur kërcënoi se do të largohej nga ekipi në rast se nuk do të kishte një projekt që ta bindte për qëndrimin. Me qëndrimin e dyshes Pioli-Ibrahimoviç, praktikisht është i sigurtë rinovimi i Donnarumës në Milano, ku 21 vjeçari synon dhe shiritin e kapitenit si dhe titullin e legjendës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/