Bicaj: Dopieta e veçantë, në Superiore vendosin episodet

Qendërmbrojtësi i Teutës, Ditmar Bicaj, ishte i ftuar në emisonin “Fair Play” në “Ora Neës”. Futbollisti i skuadrës durrsake foli mbi ecurinë e skuadrës së tij në këtë sezon dhe mbi rivalët e tjerë të Teutës në Superiore.

TIRANA -“Patëm vetëm dy raste dhe i shënuam. Skuadra nuk doli në lojën e saj. Tirana luajti më mirë, por kështu e ka futbolli ndonjëherë. Dy golat do i mbaj mend gjatë, ishin diçka e veçantë”

TEUTA – “Është formuar një grup i mirë. Presidenca ka investuar për të krijuar një ekip ka si objektiv renditjen në tre vendet e para. Në çdo ndeshje futemi për të marrë tri pikët, nuk ka rëndësi nëse luajmë brenda ose jashtë. Kemi pasur disa humbje të rënda ndaj Luftëtarit dhe Partizanit, por gjetëm forcë për të mbledhur veten”

MARRËDHËNIET ME SHKËMBIN – “Nuk ka rëndësi fakti se kemi qenë dikur shokë skuadre. Puna është e shenjtë. Ai është më kërkues ndaj lojtarëve me eskperiencë dhe kjo është normale”.

SKËNDERBEU – “Të gjithë i dinë problemet mes të cilave e nisi Skënderbeu sezonin, me shumë largime lojtarësh nga ata që fituan titullin. Por korçarët tregojnë se mbeten gjithmonë aty. Deri më tani, Skënderbeu ka treguar se është në rrugën e mbarë. Janë një skuadër thuajse e ndryshuar, përveç katër titullarëve. Të gjithë lojtarët e tjerë janë të afruar në merkaton e verës, ose kanë qenë aty, por nuk kanë patur hapësira të luajnë”.

Rivalitet me Skënderbeun? – Rivalitet nuk ka, ne shohim punën tonë. Osmani? Ai e dha përgjigjen në Durrës ndaj Skënderbeut dhe Teuta është ekipi i vetëm që i ka mposhtur korçarët në këtë sezon”.

KUKËSI – “Në sezonet e shkuara Kukësi e ka pasur pikë të fortë mbrojtjen, ata nuk i jepnin më shumë se dy raste kundërshtarit. Tani Kukësi është një skuadër që luan mirë në sulm, por në mbrojtje po kanë shumë vështirësi. Gjithsesi mbeten një skuadër për t’u respektuar”, tha mbrojtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *