Anglia dhe Belgjika mund të përballen mes tyre në rast se të dy ekipet arrijnë në finale. Në rast se diçka e tillë ndodh, do të kemi një duel interesant dhe për portierët. Portieri i Anglisë, Xhordan Pikford dhe ai i Belgjikës, Tibo Kurtua, janë përfshirë në një debat të hapur nga “gardiani” i Çelsit.
“Pikford është 10 cm më i shkurtër se unë. Nëse do të isha unë mund ta kapja topin e Januzajt që përfundoi në rrjetë”, – u shpreh fillimisht belgu. Më pas, ai sqaroi sërish situatën. “Nuk doja të fyeja Pikfordin për shkak të gjatësisë së tij. Unë e vlerësoj atë, pasi është një portier i mirë. Nuk do të bëja kurrë shaka me gjatësinë e një portieri. E thashë atë fjali vetëm sepse mendoj se duke qenë 15 cm më i gjatë mund ta kapja atë top”, – u shpreh belgu.
Nuk ka vonuar shumë dhe përgjigjja e portierit anglez, ky i fundit i pyetur në lidhje me fjalët e belgut u shpreh hapur: “Nuk i lejoj këto deklarata që të kenë efekt tek unë. Jam një djal normal, është thjesht futboll. Njerëzit thonë se unë jam i ri, por ky që lashë pas ishte sezoni im i dytë në Premier League, nuk mendoj se niveli im është shumë larg atij djalit (i referohet Kurtuasë)”, – u shpreh ai.