Një emër i njohur i botës së futbollit Italian është ndarë nga jeta disa ditë më parë, por pak kujt mund t’ja merrte mendja se Luigi Simoni do të kthehej në një “mollë sherri” për dy persona që për një kohë të gjatë kanë qenë pjesë e dy klubeve të mëdha italine, Juventusin dhe Interin. Ish-presideti i zikaltërve ka rikujtuar atë episod në kampionatin ne vitit 1998, kur ish-trajneri i Partizanit, në atë kohë mbrojtës i Juventusit ndërhyn në zonë ndaj Ronaldos, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë dhe nuk akordon penallti. Ndeshja ishte vendimtare për titullin, që në fund shkoi në duart e bardhezinjve, ndërsa në stolin e Interit asokohe gjendej pikërisht Simoni.
Por Moggi-t kjo gjë i duket pabesueshme, pasi nuk e kupton se si një njeri si Moratti të shfrytëzojë ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të zikaltërve për të fajësuar Juventusin. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ish-CEO i “Zonjës së Vjetër” i kujton interit edhe 5 majin e vitit 2002, teksa shprehet se për çdo dëshitm të tyre ia hedhin fajin bardhezinjve që “vjedhin” kampionate.
“Është e pabesueshme se si një njeri si Moratti shfrytëzon mundësinë e vdekjes së Simonit që të gërmojë edhe një herë rastin e penalltisë të pretenduar ndaj Ronaldos dhe të sulmojë Juventusin duke e akuzuar atë se kishte “vjedhur” kampionatin e vitit 1998. Duke marrë parasysh që Juventus po udhëhiqte ndeshjen 1-0, nëse penalltia e pretenduar do të ishte dhënë dhe shënuar, loja do të përfundonte në barazim. Dhe pasi Juventus ishte i pari në renditje me një avantazh ndaj zikaltërve, është pak absurde të imagjinohet një akuzë e ngjashme, veçanërisht duke pasur parasysh sjelljen e Interit në lojërat pasuese.
Më kujton pak nga skudetoja e 5 majit 2002 kur Interi humbi titullin në Romë kundër Lazio, pasi kishte planifikuar tashmë festën për të njëjtën mbrëmje në Piazza del Duomo në Milano, dhe gjithashtu me atë rast ai fajësoi Juventusin për dështimin e tij”, shkruan Luciano Moggi në rrjetin e tij social./Halit Delibashi-Sport Ekspres/