E DHIMBSHME/ Trondit botën e futbollit, gjendet i vdekur mbrojtësi anglez 23 vjeçar

Mbrojtësi anglez i ekipit Morecambe, Kristian Mbulu ka humbur jetën ditën e djeshme. Mbulu ishte vetëm 23 vjeç dhe ditën e djeshme është gjetur pajetë në Preston. Shkaku i vdekjes së futbollistit të ri nuk është zbuluar,edhe pse policia ishte thirrur në adresën në Cottam afër Preston pasditen e kaluar.

Megjithatë nuk dyshohet se është ekzekutuar nga dikush apo ai vetë të ketë kryer vetëvrasje. Një polic ka thënë për mediat se ne orën 1 e 30 ishte raportuar për një vdekje të papritur të lojtarit dhe gjithashtu ndihet shumë keq për këtë ngjarje, duke mos harruar të ngushëllojë dhe familjen e tij.

“Ne u thirrëm rreth orës 01:30 pasdite (26 maj) në një adresë në Greenfinch Avenue, Cottam, për të raportuar një vdekje të papritur. Gjatë kërkimeve, për fat të keq gjetëm trupin e një djali të ri rreth të 20-ve. Nuk mendohet të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë që lidhet me vdekjen e tij megjithatë dosja do t’i kalojë prokurorisë. Mendimet tona tani janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë tepër të trishtë për ta“, u shpreh polici./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online