Besojeni ose jo! Rusia zgjedh të largohet nga UEFA pas përjashtimit, regjistrohet në Federatën Aziatike për të konkurruar me Bangladeshin dhe Indinë

Jemi në vitin 2022 dhe askush nuk e priste se do të kishim situata të tilla, por këto vite të fundit po na tregojnë se çuditë janë vetëm normalitete. Pas invazionit të Rusisë në Ukrainë erdhi dënimi i menjëhershëm me përjashtimin e klubeve ruse nga Europa dhe njëkohësisht largimin e kësaj Kombëtare nga Botërori.

Rusia ka bërë apelimin në CAS dhe nëse do të marrë përgjigje negative, kanë gati alternativën B. Por për çfarë flitet realisht? Gazetarët rus tregojnë se Rusia mund të largohet nga struktura e UEFA-s dhe të bashkohet me Federatën Aziatike të Futbollit për të konkurruar me Bangladeshin, Indinë, Uzebekistanin, Palestinën etj.

“Rusia mund të përputhet me futbollin aziatik. Aq më tepër që Rusia nuk ka asnjë rrugë ekonomike përveçse të drejtojë ekonominë e saj drejt Azisë në të ardhmen e afërt”, shkruajnë gazetarët rusë duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe izolimit nga Europa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online