Besojeni ose jo! Nuk është lojtar i Francës dhe as i Spanjës, ka vetëm 7 ndeshje me Shqipërinë dhe është në grupet e Europianit

Imagjinoni në një moment, nëse para hedhjes së shortit të kualifikueseve të Europianit të shpreheshim se Shqipëria do të kishte një lojtar që do të ketë vetëm 7 ndeshje dhe do të arrijë në Europian.

Do të dukej çmenduri! Do të dukej sikur të ishte lojtar i Spanjës apo i Francës, kurrsesi i Shqipërisë. Por nuk është, Jasir Asani quhet emri i tij. Erdhi me vonesë te Shqipëria, shumë vonë, trajnerët nuk e morën më herët. Erdhi për të vendosur rekorde, asnjë lojtar tjetër te Shqipëria nuk ka arritur në Europian kështu, me kaq pak ndeshje dhe me rol protagonisti.

Nga ana tjetër janë shumë futbollistë që kanë mbyllur karrierën dhe nuk mund ta shijonin dot magjinë e këtij kompeticioni. Kjo e dhënë është treguar edhe në emisionin e sotëm të Koha Shtesë, ku i ftuar i veçantë ishte Ismet Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online