Statistikat kanë ardhur gjithmonë e më tepër në ulje për sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balaj. Aktualisht si pjesë e Nizhny Novgorod, por futbollisti 30-vjeçar e ka humbur disi nuhatjen me rrjetën e kundërshtarëve. Në tre ndeshjet e zhvilluara deri tani me skuadrën ruse nuk ka arritur që të shënojë.
Ndërkohë sezoni i fundit ishte me Sturm Grazin në elitën e Austrisë atje ku në 29 ndeshje ka shënuar vetëm 3 gola. Kjo statistikë e Bekim Balajt po arrihet fare lehtë nga Xhakomo Vrioni. Sulmuesi i huazuar nga Juventusi ka shënuar 2 gola në 2 ndeshjet e para të kampionatit ku ka qenë prezent në fushën e lojës. Ndoshta ky është edhe një tregues që te Kombëtarja ka ardhur koha e të rinjëve. /Sport Ekspres/