“Besoj te aleatët vëllezër Shqipëri-Turqi, Sinan Idrizi nuk përmbushi detyrimet”, Adnan Polat reagon pas padisë së ngritur

Pak ditë më parë u përhap lajmi se ish-presidenti i Gallatasarait dhe njëkohësisht një biznesmen i njohur në Turqi vendosi të ngrinte padi për Sinan Indrizin. Adnan Polat pretendon se administratori i Flamurtarit e ka mashtruar dhe i ka marrë 3.5 milionë euro, por nuk i ka siguruar aksiones e kompanisë së hidrokarbureve të premtuar në marrëveshje.

Këtë herë është vetë Polat që ka vendosur të thyejë heshtjen për mediat dhe të flaës hapur për këtë temë. Biznesmeni turk deklaron se detyrimet e tij janë përmbushur një për një, por fatkeqësisht e njëjta gjë nuk ka ndodhur nga ana e Sinan Idrizit. Polat shton se beson që aleatët vëllezër Shqipëri-Turqi do i japin një zgjidhje të duhur kësaj çështjeje për të mos dëmtuar marrëdhëniet mes palëve.

“Në bazë të lajmeve të pasqyruara sot në shtyp, ka qenë e detyrueshme të bëj një deklaratë për të informuar publikun. Siç dihet, si person afarist, unë po investoj në shumë sektorë si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj. Të njohura për publikun. Ngjarja që është objekt i lajmeve, siç u përmend më lart, ka ndodhur gjatë realizimit të një investimi që mendoj se do të jetë i dobishëm për vendin tim. Bisedime janë bërë me personin e quajtur Sinan Idrizi për blerjen e Kompaniasë GFI Albania SHPK, e cila u pasua nga hapat e kryeministrit shqiptar Edi RAMA dhe ndodhi ngjarja.

Edhe pse të gjitha etikat, etika e biznesit dhe detyrimet kontraktuale janë përmbushur nga unë, personi i quajtur Sinan ?drizi nuk ka përmbushur asnjë prej këtyre detyrime. Deri më tani, ne presim që aleatët e miqësisë vëllazërore Shqipëri-Turqi ta zgjidhnin çështjen në emër të dëmtimit të marrëdhënies. Megjithatë, përballë kësaj situate që kam hasur për herë të parë në gjithë jetën e biznesit, vendosa ta transferoj çështjen tek Drejtësia e Lartë Turke. Unë do të doja ta ndaja këtë me publikun me gjithë transparencën dhe sinqeritetin tim”, ka deklaruar Adnan Polat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

One thought on ““Besoj te aleatët vëllezër Shqipëri-Turqi, Sinan Idrizi nuk përmbushi detyrimet”, Adnan Polat reagon pas padisë së ngritur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online