Antuan Grizman është një rast i rrallë në futbollin modern dhe duhet përshëndetur, sepse nuk ndodh shpesh që një futbollist i një niveli kaq të lartë t’i qëndrojë besnik një klubi që nuk është në majën e piramidës së futbollit në aspektin financiar dhe për pasojë nuk garanton dot trofe çdo vit.
Sulmuesi francez qëndroi me Atletikon kur klubi spanjoll u dënua nga FIFA që të mos blinte lojtarë, qëndroi edhe para pak ditësh, kur kishte mundësi të shkonte te Barcelona për 100 milionë euro, sipas klauzolës që kishte në kontratë.
Nuk e bëri dhe tashmë Atletiko e shpërblen, me rinovim deri në vitin 2023, shoqëruar me një rritje të re page, duke e bërë Grizmanit mbretin e Atletikos, siç e meriton.
Në Rusi, ku është më kombëtaren, Grizman ka hedhur firmën dhe nuk është i vetmi, sepse ka rinovuar edhe mbrojtësi i Francës Lukas Hernandez. Tashmë 22-vjeçari është kthyer në titullar tek Atletiko dhe te Franca, ndërsa ka rinovuar deri në vitin 2024.