Besnikëri si ajo e Allegrit! Klubi më i madh në Arabinë Saudite i dha kontratën e faraonit për ta firmosur, trajneri e refuzoi për hir të…Juventusit

Klubi më i madh në Arabinë Saudite, Al Hilal, ishte gati t’i jepte Allegrit një “kontratë faraoni”, nga e cila do të përfitonte 20 milionë euro në sezon plus bonuse të ndryshme dhe që do të zgjaste për tre vjet, por ai refuzoi kategorikisht dhe vendosi të qëndrojë në Juventus.

Ndryshe nga Al Hilal, Juventus nuk ka një fuqi të tillë financiare, ndaj i jep Allegrit “vetëm” shtatë milionë euro në sezon. Nëse Massimiliano Allegri do ta kishte pranuar ofertën nga Arabia Saudite, do të bëhej trajneri i tretë në listën e trajnerëve më të paguar në botë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *