Besnik Hasi i rrëmben Partizanit yllin e sulmit

Menaxheri i Përgjithshëm i Partizanit të Beogradit, Milosh Vazhura, premton përforcime dhe që tani ka prenotuar mesfushorin Nemanja Antonov nga Grasshopers, mbrojtës cilësor, por ndërkohë Partizani bën llogaritë me largimet.

Sulmuesi kryesor Urosh Xhurxheviç, i marrë falas vjet nga Palermo, shpërtheu sezonin e shkuar, me 24 gola në 29 ndeshje kampionati, duke shtuar edhe 3 gola në kampionat në 4 ndeshjet e para të sezonit të ri, por mbi të gjitha shënoi 2 gola dhe dha një asist mbrëmë, në fitoren e madhe 4-0 në Hungari ndaj Videotonit, që vlejti kualifikimin në grupe

Tashmë 23-vjeçari bashkohet me Besnik Hasin në Pire, sepse Olimpiakosi ka gjetur marrëveshjen me lojtarin, sipas medieve serbe. Zgjedhja e Xhurxheviçit është kushtëzuar edhe nga fakti që dëshiron të mos shkojë shumë larg Beogradit, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë. Olimpiakosi do të paguajë rreth 3 milionë euro, ndërsa Partizani është pasuruar këtë verë nga shitjet, siç mund të shihet te lista më poshtë.

TRANSFERIMET E PARTIZANIT (2017)

5.1 milionë euro – Nikola Milenkoviç (Fiorentina)

4 milionë euro – Leonardo (Al Ahli)

2.5 / 3.5 milionë euro – Xhurxheviç (Olimpiakos)

1,7 milionë euro – Nemanja Mihajloviç (Hanover)

1.5 milionë euro – Dusan Vlahoviç (Fiorentina)

TOTAL – 14.8 / 15.8 milionë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *