Beshiktashi kërkon të blejë kartonin e Rei Manajt, Sivaspor i tregon çmimin e vendosur për të

Pasi transferimi i Ernest Muçit i rezultoi i suksesshëm, Beshiktash kërkon që të marrë një tjetër shqiptar në ekip. Këtë herë bëhet fjalë për Rei Manajn. Beshiktashi është interesuar zyrtarisht për të blerë këtë lojtar të Kombëtares.

Megjithatë Sivaspori ka reaguar dhe ka treguar çmimin e vendosur për të. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Sivaspori ka kërkuar që të marrë 10 milionë euro për ta larguar Manajn nga ekipi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/