E mbani mend brazilianin Vagner Lov? Nëse e keni ndjekur rregullisht të paktën Ligën e Kampioneve në dekadën e fundit, me siguri u ka bërë përshtypje sulmuesi më flokë të gjata, të lyer në blu e të kuqe.
Prej më shumë se 10 vitesh Vagner Lov shënon, nuk ka rëndësi për cilin klub e në cilin kontinent. Te CSKA Moska ishte një idhull, të Flamengo e Korintians po ashtu, e njëjta gjë edhe në Kinë të Shandong Luneng, ndërsa te Monako nuk i eci mbarë, në sezonin 2015/16. Me pas shkoi tek Alaniaspori në Turqi dhe aty është kthyer në perëndi, me 23 gola kampionatin e shkuar dhe 10 këtë sezon.
Në moshën 33-vjeçare, vjen transferimi të gjigantët e Beshiktashit, që kanë zgjedhur brazilianin për të zëvendësuar yllin e vet Xhenk Tosun, i cili ka shkuar tek Evertoni për 30 milionë euro.
Prezantimi i Vagner Lov ka qenë art me vete, sepse Beshiktashi ka postuar një video me kopertina filmash të famshëm, si Love Actually.
“Thonë që dashuria ekziston vetëm në filma”, nis videoja, ndërsa më pas shfaqen golat e sulmuesit dhe dashuria e re e Beshiktashit…
They say love exists only in the movies…
A?k sadece filmlerde olur derler… #love #ComeToBe?ikta? #Be?ikta? pic.twitter.com/ve7cK1tr2z— Be?ikta? JK (@Besiktas) January 29, 2018