Anderson do të arrinte te Manchester United në vitin 2007 duke u marrë nga Porto si një prej futbollistëve më të talentuar. Menjëherë ishte pjesë e suksesit të “djajëve të kuq” që fituan Champions League në 2008. Sipas ish-shokut të ekipit, Rafael, Anderson do të ishte lojtari më i mirë në botë nëse nuk do të kishte varësinë prej ushqimit të shpejtë.
“Anderson dikur bërtiste “McDonald’s, McDonald’s, ndërsa ne udhëtonim. Është i çmendur, por të gjithë e donim. Padyshim që ishte në formën më të mirë kur kishim më shumë ndeshje për të zhvilluar pasi nuk hante shumë. Mund të ishte më i miri në botë, por thjeshtë e dëshironte më shumë ushqimin e shpejtë”, u shpreh Rafael. Sa i përket Anderson, aktualisht është 33-vjeç dhe aventurën e fundit e kishte në Turqi me Adana Demirspor. /Sport Ekspres/