“Bërryli i Ibrës si i Mike Tayson, VAR-i…”, Gatuzzo flet për suedezin: Më i fortë se 10 vite më parë

Gatuzo nuk mund të ishte aspak i lumtur pas përfundimit të takimit mes Napolit dhe Milanit. Rezultati u mbyll në shifrat 1-3 dhe kuqezinjtë morën një fitore të madhe për të vazhduar ëndrrën drejt fitimit të Serisë A. Por ajo që duhet të thuhet është se rezultati mbetet i gënjeshtërt pasi për kuqezinjtë nuk ishte kaq e lehtë kjo fitore. Trajneri Gatuzo ka pasur shumë pakënaqësi me futbollistët e tij, ndërsa gjithashtu ka komentuar edhe bërrylin e Ibrahimoviç ndaj Kulibali, për ta cilësuar si të padrejtë vendimin e marrë.

“Mund të ketë gabime individuale, por ne luajtëm një ndeshje të mirë duke dëmtuar veten. Ekziston një fakt: “Unë jam përgjegjës dhe kur mbërrin ndeshja e rëndësishme, diçka ndodh gjithmonë”. Ne duhet të ngremë nivelin tonë. Ndoshta është faji im, nuk është rastësi që ne bëjmë naivin. Ky është problemi.

Faulli i Ibrahimoviç kundër Kulibali: “Dukej si një bërryl nga Mike Tayson. Në VAR e gjykuan si të padënueshme, në rregull”. Shpërthimi i Ibrës? Punon pak, por ka shumë besim në vete. Të gjithë shokët e ekipit besojnë tek ai. Mund të themi se tani është më i fortë se 10 vite më parë. Por le të mos flasim shumë dhe të mos bëjmë profesorin tani, problemi ynë është se nuk ia themi të vërtetën njëri-tjetrit”, u shpreh Gatuzo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *