“Vllaznia të ngrejë stekën“, Duro analizon Superioren: Tirana është në situatë të rrezikshme

Shpëtim Duro është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus“ në “News 24“, ku ka komentuar arritjen e Kombëtares kuqezi dhe Kategorinë Superiore. Sa i përket kuqezinjve, trajneri i njohur vlerëson faktin që shumë lojtar të rinj janë provuar, pa hequr mënjanë edhe personalitetin që i dhanë lojës rikthimi i Cikalleshit dhe Memushajt.

“Vendi i parë i jep qetësi stafit teknik për të vazhduar punën. Gjatë Ligës së Kombeve, janë provuar shumë lojtarë të rinj, me cilësi dhe vlera që do i shërbejnë ekipit Kombëtar për të ardhmen. Nuk duhet lënë mënjanë as përvoja. Rikthimi i Cikalleshit, Memushajt, i dhanë personalitet tjetër lojës së skuadrës. Duhet gërshetim në kohën e duhur. Këta futbollistë duhet të rriten akoma më shumë për eliminatoret e ardhshme”, ka thënë fillimisht Duro.

Me tej ish-trajneri i Kukësit ka folur për këto javë të para të Superiores, për të cilën shprehet se i ka rënë cilësia këtë sezon. Duro thekson se Tirana është në një situatë të rrezikshme në këtë moment, ndërsa nga Vllaznia pret që të guxojë më tepër dhe të ngrejë stekën në këtë kampionat.

“Është shumë shpejt, pikët ikin gjithsesi. Vllaznia e ka filluar shumë mirë. Kemi vite që nuk e shikojmë në këto pozita. Totalisht sukses i merituar. Ka fituar 2 ndeshje brenda dhe në Korçë. Për skuadrat e tjera ka shumë oshilacione.

Ka skuadra që pritet shumë. Tirana është në një situatë të vështirë, iku nga Kupa është e përqendruar vetëm te kampionati. Tirana është në një situatë të rrezikshme. Shikoj një kampionat që nuk ka diferenca. Skuadrat debutuese me ato pretendente nuk kanë diferenca. Kampionati e ka humbur cilësinë, kanë ikur shumë lojtarë cilësorë. Gjithsesi është fillimi akoma.

Vllaznia duhet të guxojë ta ngrejë stekën, duke parë gjendjen e Partizanit, Tiranës dhe Kukësit. Nuk është kampionat cilësor”, ka deklaruar Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online