Berluskoni: Kinezët më gënjyen!

Ish-padroni i Milanit, Silvio Berluskoni, i ftuar te Maurcio Kostanco në Canale 5, ka kujtuar vitet e kaluara te Milan si president: “Kam dashur shumë Milanin, jam mallëngjyer. Im atë më çonte të shihja Milanin, unë impresionohesha nga futbollistët, festoja kur fitonim dhe im atë më ngushëllonte kur humbisnim dhe më thoshte se do ta mernim veten sërish dhe kështu ndodhi. Kinezët? Është një dhimbje e mdhe, nuk mund të vazhdohej përpara kështu. Që kur u futën në fushë paratë e naftës, futbolli u bë një Monopoli (loja e famshme).

Futbollistët që janë për Milanin, nëse dëshiron të qëndrojë në krye, kushtojnë shumë si për blerjen, ashtu edhe për rrogën. Një familje nuk kishte mundësi që të shpenzonte në vit gjithë ato para. Unë u detyrova që ta shes, gjeta këtë zotëri nga Kina që më premtoi se do të shpenzonte 250 mln euro për një skuadër të fortë, tjetër diskutim është vlerësimi i fushatës së blerjeve. Nuk shkoj më në stadium, shoh Milanin në shtëpi dhe vuaj. Ai tha dhe se do të kishte më shumë sponsorë dhe arkëtime, por nuk po ndodh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online