“Jam ish-president i Milanit, por vazhdoj të jem një tifoz dhe ndjej dhimbje të madhe. Ndonjëherë nuk arrij të shoh thuajse të gjithë ndeshjen sepse nuk jam dakord me disa lojtarë dhe me modulin e lojës”. Këto ishin fjalët e Silvio Berluskonit për “Premium Sport”. Ish-presidenti i kuqezinjve ka komentuar momentet negative që po përjeton skuadra e Gatuzos: “Sistemi që ka çuar drejt shumë sukseseve nuk duhet harruar kurrë, që është ajo me dy sulmues të avancuar. Një nga këta duhet të jetë Suso, ndërkohë që Bonaventura duhet të luajë në rolin e Kakasë pas tyre, si mesfushor i avancuar. Me këtë modul dy kampionëve tanë, Susos dhe Xhekut, të pasuar nga një tjetër kampion si Donaruma, janë të destinuar të luajnë nga krahët dhe janë shumë larg portës”. Berluskoni pasi u transformua në një trajner, ka treguar edhe një anekdotë: “Kam ekzaminuar të gjitha ndeshjet e sezonit të kaluar bashkë me një mik dhe më ka rezultuar se asnjë kros nuk është marrë nga sulmuesit. Me këtë skemë ka pasur ndeshje në të cilat nuk kemi arritur të prekim asnjë top në zonën e penalltisë për kohë të gjatë. Krosimet duhet t’i bëjnë mbrojtësit tanë, ashtu siç ndodhte me Sakin, kështu janë të paktën tre sulmues që mund të presin krosimet”. Në fund Berluskoni i jep urimet Gatuzos: “I uroj fat të madh, me skemën aktuale me një sulmues të avancuar nuk arrihet askund”.