“Berisha stërvitet keq“, Ivan Juriç sqaron situatën: Preferoj që ai të stërvitet veçmas, e ka të vështirë të bëjë portierin e dytë

Ivan Juric ka sqaruar për mediat situatën e Etrit Berishës. Portieri shqiptar ka humbur sërish pozicion në hierarkinë e Torinos dhe trajneri kroat është shprehur se ai e ka të vështirë të bëjë portierin e dytë. Arsyeja sipas tij është stërvitja e keqe e kapitenit të Kombëtares shqiptar.

“Ai e ka të vështirë të bëjë portierin e dytë. Stërvitet keq dhe kjo gjë këtu është e dëmshme. Kushdo që nuk stërvitet mirë qëndron jashtë. Duhet të stërvitesh në frymën e duhur. Berisha dha një kontribut të madh vitin e kaluar, tani ai e ka të vështirë ta pranojë këtë situatë. Unë preferoj që ai të stërvitet veçmas dhe Gemello të bëjë të dytin. Në rast urgjence, ai është “Toro” dhe do të shohim. Por situata është e qartë për mua”, ka deklaruar Ivan Jurici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online