Dortmundi mund të quhet në krizë, pas humbjes pësuar sot, 2-1, në fushën e vet ndaj Salcburgut. Kampionët e Austrisë luajtën një ndeshje të madhe dhe Valon Berisha ishte magjistari që zgjidhi gjithçka.
Mesfushori i Kosovës shënoi në minutat 49 e 56, ndërsa për Dotrmundin nuk mjaftoi goli i Shyrles në minutën e 62-të.
Dortmund mediokër, që nuk fiton prej 4 ndeshjesh dhe në një farë mënyre nuk duhej të ishte fare përballë Salcburgut, sepse edhe Atalantën e eliminoi me shumë fat.
Në fund, fishkëllima nga tifozët dhe nëse në Dortmund stadiumi i kthehet kundër skuadrës, situata është serioze. Ka edhe të paktën 90 minuta në Salcburg, por duket e pamundur, me lojën aktuale.