Berisha: E zgjodha unë Lacion, ja historia me Sampin!

Valon Berisha, sulmuesi që eliminoi Lacion sezonin e shkuar nga Europa League, ka folur për “Supersport”, duke rrëfyer atë që ndodhi në ditët e fundit, përpara se t’I bashkohej Lacios për gati 8 mln euro, teksa ishte me një këmbë në Xhenova, me destinacion Sampdorian…

“Eshtë e vërtetë që isha unë ai që zgjodhi Lacion dhe, madje, pata kontradikta me menaxherin tim për këtë gjë, duke prishur raportet… Doja Lacion, edhe pse ai kishte rënë dakord me Sampdorian”.

E pra, nuk mund të mos mendojmë se Tare nuk ka pasur gisht, sërish, kur bëhet fjalë për shqiptarë që shkojnë në Romë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *