“Bëri vetëvr.asje, i humbin vetë pikët“, Patushi kritikon ashpër Vllazninë: Mos ta gjejnë gabimin te VAR

Saimir Patushi ka kritikuar ashpër Vllazninë për atë barazim të ardhur në sekondat e fundit të lojës. Ish-futbollisti i Tiranës është shprehur në emisionin “Ora Sport“, që transmetohet në “Ora TV”, se kuqeblutë nuk duhet të ankohen për ndërhyrjen e VAR-it në ato fragmente të fundit të lojës, por të gjejnë gabimin te mënyra se si janë rreshtuar. Patushi e konsideron një vetëvra.sje të Vllaznisë.

“Gabimin nuk duhet ta gjejë te VAR-i në minutën e 98 Vllaznia. Gabimin duhet ta gjejë në fillim te vetja. Unë nuk e imagjinoj dot, minuta e 98, rreshtimin e ekipit të Vllaznisë. Nuk ka një që të presi topin te harku. Ata janë 8 apo 9 uniforma të bardha atje, nga Vllaznia janë 11. Unë e kam pasur vetë trajner Josën dhe e kam me bindje që e ka lënë një që ta presi atë top. Si ka mundësi që asnjëri nuk reagon dhe të gjithë futen te 15-shi te portieri? Atëherë pretendojnë që VAR-i ta kthejë. Është për të ardhur keq. Ata i humbin vetë pikët. Nuk është se tani VAR-i po i rëndon. Vllaznia është vetëvr.arë”, është shprehur Saimir Patushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *