“Bëri një gjest që nuk i bëhet një të moshuari”! Ibrahimoviç tregon karakter, dërgon shokun e ekipit ti kërkojë falje Sarrit

Milan-Lacio u mbyll mes nervave. Tensioni kaploi lojtarët, duke i dhënë një fund aspak të bukur ndeshjes. Sarri shpërtheu ndaj Saelemaekers dhe menjëherë arbitri vendosi ta ndëshkonte me karton të kuq.

Por çështja mes tyre është ndalur me kaq, teksa vetë Sarri zbulon se Ibrahimoviç e ka sjellë shokun e skuadrës përpara tij për ti kërkuar falje. Një gjest për tu duartrokitur ky nga gjiganti suedez, që i jep leksione ekipit të tij se sjellja qendron mbi gjithçka.

“Saelemaekers bëri një gjest që nuk i bëhet një të moshuari dhe Ibrahimoviç e solli për të më kërkuar falje. Çështja u mbyll”, ka thënë Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online