Ernest Muçi po fillon dalëngadalë të zërë vendin e tij në radhët e Legias së Varshavës. Talenti i dalë nga akademia e Tiranës po merr gjithnjë e më shumë hapësira me kampionët e Polonisë, me të cilët po arrin të lërë edhe shenjë në fushën e lojës. Pas atij driblimi në stilin “Bejl“ në Ligën e Europës, erdhi dhe një gol fantastik në kampionat, ku ia doli të bënte mrekullinë mes 5 lojtarëve.
Kaq ka mjaftuar që Ernest Muçi të sigurojë një vend në 11 më të mirët e Ekstraklasas. Faqja zyrtare e ligës polake të futbollit ka shpërndarë sot formacionin me lojtarët më të vlerësuar për javën që shkoi pas dhe në të gjendet edhe emri i lojtarit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Stipica, Amaral i Leando wyró?nieni po raz drugi, pozostali debiutuj? w Jedenastce Kolejki 2021/22! ? pic.twitter.com/KNrgBfMf60
— PKO BP Ekstraklasa (@_Ekstraklasa_) September 20, 2021