Lionel Skaloni ka gjetur mënyrën e duhur për të motivuar skuadrën përballë një prej ndeshjeve më të rëndësisme në karrierën e tij. Argjentina luan përballë Kroacisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, kompeticion të cilin synojnë ta fitojnë. Pas shumë video-analizave të lojës së Kombëtares kroate, Skaloni u ka kërkuar lojtarëve përpara sfidës së sotme që të shihnin me kujdes një video të fundit.
Të gjithë u përqendruan në monitor dhe përpara syve iu shfaqën familjarët e tyre. Të afërmit e të gjithë lojtarëve përcollën mesazhet e tyre për futbollistët argjentinas, të cilët janë përlotur nga kjo befasi. Veprimi i Skalonit po jep efektet e veta, teksa Argjentina e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0./Halit Delibashi-Eport Ekspres/