Bëri bashkë Kosovën me Shqipërinë, Liga Unike merr jetë dhe njeh gjymëfinalen e parë

Sporti sot bëri atë që prej vitesh politika ka dështuar ta realizojë, bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ashtu siç ishte planifikuar, Liga Unike ka marrë jetë ditën e sotme, ku është luajtur takimi i parë në këtë kompeticion mbarëshqiptar. Klubi i basketbollit të Pejës ka mposhtur me shifrat 90-73 Vllazninë në Rahovec, duke u bërë kështu gjysmëfinalistja e parë e kësaj lige.

Kjo fitore e dërgon Pejën përballë Rahovecit, duel që do të luhet më datë 13 prill në Durrës. Po në të njëjtin qytet një ditë më pas do të zhvillohet edhe finalja e Ligës Unike, që do të mësojë fituesin e parë të këtij kompeticioni mbarëkombëtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *