Berat Gjimshiti i paprekshëm! Atalanta fitoi kundër ekipit të Premier League, Gasperini heq 9 lojtarë nga fusha, por jo…mbrojtësin e Shqipërisë

Berat Gjimshiti ka disa vite që po mban nivelet e larta në futboll. Pas shumë huazimeve përpara se të konfirmohej te Atalanta, Gjimshiti po i mbijeton konkurrencës së madhe te ekipi nga Bergamo. Në ndeshjen e sotme, ekipi italian arriti të fitonte me shifrat 1-3 ndaj Bournemouth.

Një test me shumë vlera pasi skuadra e Gasperinit mundi kundërshtarët e Premier League. Berat Gjimshiti e nisi nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë deri në vërshëllimët e fundit të arbitrit. Trajneri i Atalantës ndërroi 9 lojtarë në këtë miqësore nga formacioni titullarë, por vetëm mbrojtësi Berat Gjimshiti dhe mesfushori Marteen De Roon nuk u prekën për të luajtur 90 minuta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *