Bën bujë edhe në Serbi/ I veshur në emisionin shqiptar me “Djokoviç”, tenisti që bënte thirrje kundër Kosovës

Mbrëmjen e së hënës në emisionin “Procesi Sportiv”, analisti dhe ish-banori i “Big Brother Albania”, Arjan Bakalli, është paraqitur me një bluzë që mbante figurën e ish-tenistit më të mirë në botë, Novak Djokoviç. Kjo nuk është përshëndetur aspak në Shqipëri pasi dihet që Djokoviç ka dalë në video duke bërë thirrje raciste kundër Kosovës.

“Turp për një analist që lejon nacionalistët serbë”, shkruhet nga ana e “Insportit” dhe ky është një ndër komentet e ardhura pas përfundimit të emisionit.

Por ky frustrim i medias shqiptare nuk ngeli pa u bërë jehonë deri në Serbi. Gazetat “Telegraf.rs” dhe “Kurir.rs” nuk kanë qëndruar pa reaguar mbi këtë lajm. Telegraf.rs citoi shkrimin e Insportit në artikullin me titull “Një analist shqiptar erdhi në studio me bluzën e Gjokoviç dhe tronditi publikun: Nole do të vijë në Tiranë?!”.

Edhe Kurir.rs citoi artikullin e Insportit me titull “SKANDALET NE SHQIPERI! Ai u shfaq drejtpërdrejt në program me një bluzë me emrin e Novakut! Shihni reagimin e të ftuarve të tjerë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *