“Bëmë hap galopant, na shoqëronin 6 makina të blinduara”, Reja kujton kohët me Napolin: Lavezzi për shumë rrotullohej se sa vraponte

Edi Reja ka dhënë një rrëfim për “Calciomercato.com”, ku ka treguar rrugëtimin e tij me Napolin. Ish-trajneri i Kombëtares kujton periudhën kur në harkun kohor të 4 viteve e dërgon skuadrën nga Seria C në atë A. Kohë të vështira, por njëkohësisht të bukura për të.

Për 4 vite e dërgon Napolin nga Seria C në A

“Fillimisht nuk e kuptuam, por duke u kthyer sot, bëmë një hap galopant. U përballëm me ambiente të zjarrta, në asnjë kategori nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh. Mbaj mend që kishim gjithmonë 5 apo 6 makina të blinduara policie që na shoqëronin pas autobusit tonë dhe 3-4 të tjerë përpara. Një eksperiencë e vështirë por e bukur”.

Hamsik dhe Lavezzi

“Poço (Lavezzi) ishte i vogël, trupor… peshonte 80 kg, më shumë rrotullohej se sa vraponte. Ishte 6/7 kg mbipeshë, por më tha se në një kohë të shkurtër do t’i humbiste të gjitha. Mbaj mend që dikush më pyeti ku e kisha marrë një lojtar të këtij lloji, pastaj i befasoi të gjithë. Marek (Hamsik) ishte 18 vjeç, nuk e mendoja se mund të bëhej titullar menjëherë. Pastaj, gjatë përgatitjes kuptova se ai kishte personalitet dhe besim të madh”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online