Bëma e Sormanit merr jehonën ndërkombëtare, Partizani kalon kufijtë e Shqipërisë dhe Italisë

0

Tradhëtia e Sormanit në derbin ndaj Tiranës ka marrë jehonë ndërkombëtare. Media të ndryshme dhe nga çdo vend i botës kanë raportuar historinë e veçantë që ka ndodhur në Shqipëri.

Duke e lidhur edhe me situatën aktuale, ku pandemia është ende e prekshme dhe numrat e infektimeve nuk po ulen. Për këtë arsye çështja Sormani ka marrë një vëmendje kaq të madhe, teksa u raportua si një pasojë e COVID-19. Pra me ish-trajnerin e Partizanit që refuzoi stolin i trembur nga 5 rastet e dala pozitive te skuadra dhe shkarkimi që këta të fundit i kanë bërë për veprimin e ndërmarrë.

Kaq ka qenë historia e shpërndarë nga mediat përtej Shqipërisë dhe Italisë, duke e mbyllur çështjen këtu, pa i’u futur dështimeve në rezultate të Sormanit përgjatë gjithë kësaj kohe. Gjithsesi për mediat shkarkimi nga COVID-i është më tërheqës sesa ai që i bashkangjit edhe dështimet me rezultatet e dobëta. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.