Belica për numër, Gega e ka përzgjedhur formacionin anti-Maribor

Partizani do tentojë mrekullinë ndaj Mariborit. Rivali është favorit dhe për më tepër e ka fituar 0-1 ndeshjen e parë në kryeqytet me të kuqtë, kurse 90 minutat e dyta luhen në Slloveni. Trajneri Skënder Gega do të ketë një mungesë të rëndësishme në prapavijë.

Egzon Belica, mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, ka udhëtuar me ekipin, por zor se do të mund të luajë në ndeshjen e nesërme, që nis prej orës 20:15. Stafi teknik e ka gjetur zgjidhjen dhe do të jetë Sodiq Atanda ai që së bashku me Renato Gojkoviç do të luajë në qendër të prapavijës.

Nigeriani është pajisur me vizë dhe trajneri Gega i ka besuar formacionin. Pjesa tjetër nuk ndryshon. Në portë do të jetë kapiteni Alban Hoxha, kurse në krahët e prapavijës Ibrahimi dhe Kalari. Mala, Telushi dhe Trashi do aktivizohen në qendër të mesfushës, kurse nga krahët Bardhi dhe Asani do mbështesin Progni në sulm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *