Belgjika vendosi që ta kërkonte trajnerin e ri në internet me “Linkedin”, aplikon trajneri Herve Renard  që shtangu kampionët e botës

Belgjika ka vendosur që ta kërkojë trajnerin e ri në mënyrë tërësisht të pazakontë. Drejtuesit e Federatës nxorrën një njoftim në internet, ku me anë të Linkedin mund të aplikonte kushdo për të qenë tekniku i ri i Kombëtares.

Ata ndanë rrugët me Roberto Martinez pas mbylljes së Botërorit. Aplikimi i parë ka ardhur dhe bëhet fjalë për Herve Renard. Ky i fundit mori të gjithë vëmendjen në Katar me fjalimin e tij në dhomat e zhveshjes pasi shtangu Argjentinën, duke i dhënë humbjen e vetme kampionëve të botës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *