E bujshme/ Legjenda e Anglisë pritet të debutojë me Shqipërinë, kundërshtari i kuqezinjëve afron në stol…Steven Gerrard

Polonia është ende në kërkim të trajnerit të ri, teksa afron gjithmonë e më tepër ndeshja e parë në kualifikueset e Europianit, kundër Shqipërisë. Pas suksesit në Botëror do të vinte largimi i Michnieëicz, pasi Leëandoëskit nuk i pëlqente stili i lojës së këtij trajneri.

Së fundmi mediat polake kanë raportuar për një emër të bujshëm që pritet të ulet në stolin e Kombëtares. Bëhet fjalë për Steven Gerrard që është ende në bisedime me drejtuesit e Federatës Polake të Futbollit.

Gjasat janë që zyrtarizimi të ndodh brenda një kohe të shkurtër. Gerrard vjen pas një periudhe të suksesshme me Rangersin dhe dështimit te Aston Villa, atje ku do të shkarkohej nga detyra. Gjithashtu kanë qarkulluar emrat e Petkovic, Paulo Bentos apo Renard si kandidat për të marrë drejtimin e polakëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online