E pranon se iku në Arabinë Saudite për para, Sokol Cikalleshi ka sinqeritet: Ardhja e Cristiano Ronaldo na ka bërë mirë të gjithëve…

Sokol Cikalleshi do të kalonte nga Konyaspori te Al Khaleej në Arabinë Saudite. Ishte kjo zgjedhja që bëri sulmuesi shqiptar, i cili nuk i ka marrë karrierës së tij të gjithë potencialin që në fakt zotëronte. Në një intervistë të fundit për “Top Channel”, lojtari e ka pranuar me sinqeritet se u largua në Arabinë Saudite për para, ashtu siç në fakt bëri edhe Ronaldo.

“Ana financiare, po të them me seriozitet që është ndër gjërat kryesore edhe pse nuk më ka munguar as në Turqi. Sikurse e thashë, ishte një mundësi që unë mund të përfitoja nga të gjitha drejtimet që ta bëja këtë hap.

Afrimi i Ronaldos? Kjo ka ndikuar shumë mirë, e kemi ndjerë edhe ne këtë vëmendje. Besoj që në të ardhmen vëmendja dhe niveli do të rritet akoma edhe më shumë dhe me ardhjen e Cristiano Ronaldos pse jo mos vijnë edhe lojtarë të tjerë që të jenë pjesë e këtij kampionati”, tha Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online