Belgjika fiton finalen e ngushëllimit, Anglia e mbyll me zhgënjim

Belgjika arrin që të mundën për të dytën ndeshje Anglinë në këtë Kupë Bote, ku pas ndeshjes në fazën e grupeve e mund dhe në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt. Skuadra belge realizon dy herë, nga një gol për çdo pjesë me anë të Munier dhe Hazard, që i japin vendin e tretë Belgjikës në këtë Kupë Bote.

Skuadra belge e meritoi fitoren, pasi dominoi ndaj të besuarve të Southgejt, të cilët në fraksionin e parë rrezikuan shumë pak. Muneri i hapi udhë fitores së belgëve që në minutën e katërt, ndërsa vetëm 8 minuta para fundit të ndeshjes ishte kapiteni Hazard që shënoi dhe golin e dytë.

Në anën tjetër Anglia nuk shkon më larg se vendi i katër, pozicion ky që e ka arritur dhe në vitin 1990. Gjithsesi “tre luanët” kanë krijuar besim se i pret një e ardhme e ndritur me lojtarët që ka në përbërje. Duhet thekuar se Anglia kishte skuadrën me moshën mesatare më të re.

Belgjikë 2-0 Angli

Shënues: Munier 4?. Hazard 82?

82?-  Aksion i shpejtë i belgëve. De Brujne jep një pasi për Hazard me kapitnein që avancon drejt portës

4?-Çadli pason nga e majta një top për Munier në qendër të zonës, i cili nuk gabon i vetëm me portierin Pikford. Aksioni i parë dhe goli i parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *