“Bekim Balaj? Po i mungon shënimi i golit”! Trajneri i Vllaznisë: Ai e njeh portën, e di që nga koha te Rijeka

Trajneri i Vllaznisë ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Egnatias në Kupën e Shqipërisë. Shkodranët kërkojnë me patjetër fitimin e trofeut pasi situata në kampionat nuk është aspak e thjeshtë për të arritur Europën. Sedloski foli edhe për Bekim Balajn, duke prekur mungesën e golit.

“Janë dy ndeshje që luhen dhe kjo është vetëm e para. Jemi pak në situatë negative për humbjen ndaj Tiranës. Kjo është gjysmëfinale e Kupës dhe duhet të kemi durim. Duhet të rrisim ritmin dhe të luajmë siç dua unë. Kemi bërë analizën e Tiranës se ku kemi gabuar.

Lojtarët që dalin në fushë duhet të japin gjithçka për ndeshje dhe rezultat të mirë e ta kemi të lehtë në transfertë. Pas 3 ditësh kemi kampionatin prandaj këto dy ndeshje duhet t’i luajmë në mënyrën më të mirë.

Balaj? Do ta shohim sepse është lojtar i mirë. E njoh më herët sepse ka qenë në Rijeka dhe di të shënojë por ai punon edhe për ekipin. E vlerësoj si lojtar por po i mungon shënimi i golit dhe me siguri do të vijë”, u shpreh Sedloski. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *