Uellsi do të ketë një sfidë delikate pas dy ditësh ndaj Irlandës. Ndeshja është e vlefshme për Ligën B në Ligën e Kombeve. Kombëtarja e drejtuar nga Rajan Gigs do ta ketë akoma më të vështirë pas lajmeve të marra ditën e sotme nga infermieria, teksa është bërë me dije se Gareth Bejl nuk do të jetë gati për sfidën ndaj Irlandës.
Bejl është rikthyer në Madrid që në ditën e sotme dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares uellsiane, pas problemeve, ku mungoi dhe në miqësoren ndaj Spanjës. Ekzaminimet e tjera, që Bejl do të kryejë në Madrid do të përcaktojnë përfundimisht në rast se uellsiani do të jetë gati për Realin javën e ardhshme.
Uellsi ndodhet në Ligën B në grupin e katërt, ku deri më tani ka marrë vetëm 3 pikë në 2 ndeshje. Skuadra e Bejlit do të ndeshet të martën me Irlandën. Po ashtu në këtë grup ndodhet dhe Danimarka, e cila është në kuotnë e katër pikëve dhe mban vendin e parë.