Bëje paranë Zotin tënd dhe do të persekutoj si Djalli…

Nëse Parisi njihet për qytetin e të dashuruarve, aty ku me qindra miliona njerëz nga e gjitha bota bëjnë premtimin e përhershëm dhe ulen në gjunjë duke paraqitur unazën, për futbollistin brazilian nuk është kështu…

Anton Cicani

Paraja… Gjithçka rrotullohet rreth saj. Në një mënyrë, ose një tjetër. Njerëzit e çojnë jetën e tyre duke kërkuar të pasurohen dhe e humbasin po duke menduar se nuk janë pasuruar aq sa duhet… Dhe, në fund, kur kthejnë kokën pas, kuptojnë se sakrifikuan lumturinë për të arritur në një qëllim që është një rreth vicioz. Në fakt, edhe te fiset më të prapambetura në Amazonë njihet koncepti “para”.

Pikërisht ata që jetojnë me natyrën dhe për natyrën. Askush nuk di ta thotë me saktësi kur lindi paraja, pasi shkëmbimi produkt me produkt ose mall me mall ishte në ekuilibër perfekt. Por, e sigurt është e sigurt qe sot pyetja e parë që dikush shtron kur do të ndërrojë punë dhe profil është: “sa do të fitoj?”… Kështu funksionon, nuk ke çfarë t’i bësh. Por, a mund ta blejnë paratë lumturinë?! Ndoshta e blejnë, por thjesht artificialisht… Duhet të dijë diçka më shumë Nejmar Jr… që është bashkë me Mesin dhe Ronaldon futbollisti më i paguar në rruzull. Një transferim “shoë” nga Barcelona te PSG, me një “skuadër” avokatësh që paguan klauzolën e prishjes së kontratës prej 222 milionë euro.

Në fakt, operacioni i transferimit të brazilianit nëse ai do të vijonte aventurën e tij te skuadra kampione, do t’i kushtonte sheikëve thuajse 600 milionë euro (222 mln euro kartoni, kontratë për 5 vjet me më shumë se 30 mln euro në sezon dhe me sigurimet e paguara nga PSG). Po, për ata që naftën e kanë ashtu sikurse ne ujin e çezmës dhe që vetëm në kuaj kanë investuar më shumë se 50 milionë euro thjesht për çështje pasioni, blerja e Nejmarit ishte një sfidë për t’i treguar kundërshtarëve të tij se “unë mund të blej këdo dhe për çfarëdolloj çmimi!”…

Por, nëse Parisi njihet për qytetin e të dashuruarve, aty ku me qindra miliona njerëz nga e gjitha bota bëjnë premtimin e përhershëm dhe ulen në gjunjë duke paraqitur unazën, për futbollistin brazilian nuk është kështu. Dashuria zgjati  shumë pak, deri kur një mbrëmje, Nejmar vendosi që t’i merrte topin nga duart “Matadorit” Kavani, duke i treguar atij dhe shokëve të tjerë të ekipit se “jam unë më i paguari, më i famshmi, ndaj do të bëj çfarë të dua!”. Dhe, teksa drejtuesit nuk luanin as qerpikun në tribunë, publiku kuptoi se kishin të bënin me një “tekanjoz” që nga varfëria në favelas të Brazilit arriti të fitonte aq sa një njeri i ndershëm dhe punëtor nuk do të fitonte dot sikur të kishte shtatë jetë si macja.

Nga ai moment, Nejmar nisi të ishte në sytë e tifozëve thjesht si një futbollist i ardhur për tekat e dikujt. Braziliani fitoi rritje rroge, fitoi prestigj dhe çdo gjë tjetër. Golat po i shënon rregullisht, pasimet e golit po i jep, por lumturinë e ka harruar se çfarë është. Atë e pati natën e prezantimit dhe disa ndeshje. Më pas, magjia mbaroi… Sepse, nëse bën paranë Zotin tënd, do të persekutoj si Djalli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online