UEFA ka ndërmarrë së fundmi një fushatë drejtuar të gjithë të rinjve në mbarë Europën, për t’u bërë pjesë e botës së arbitrimit. Nën moton ‘Bëhu një Arbitër’, UEFA fton dhe dëshiron të frymëzojë të rinjtë për të dhënë kontribut në sportin e futbollit si zyrtar i ndeshjeve të futbollit. Fushata është pjesë e një programi të gjerë të mbështetur nga federatat europiane, me qëllim për të rekrutuar arbitra të rinj në të gjitha vendet. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit i është bashkuar thirrjes së UEFA-s dhe dëshiron të ftojë të gjithë të rinjtë shqiptarë për t’u bërë pjesë e një eksperience unike, që ta ofron vetëm bota e futbollit.
Të gjithë ata të rinj, të cilët mund të kenë pasur një eksperiencë në botën e futbollit apo që janë të apasionuar pas lojës magjike mund të bëhen pjesë e Akademisë së Arbitrimit dhe të nisin një karrierë si profesionistë në të adhmen. Arbitrat janë një pjesë vendimtare e lojës së futbollit. A jeni kuriozë të mësoni më shumë se si është të jesh i tillë ? Mund të bëheni pjesë e botës së arbitrimit duke nisur aplikimin tuaj në adresën e email-it akademia@fshf.al.