Flamurtari u mund nga Luftëtarit, por gjithsesi trajneri Ardi Behari nuk shqetësohet shumë. Në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai deklaroi:
“Skuadra ime nuk ka ngërç. Ndeshja u vendos nga episodet dhe nuk shoh ndonjë problem. E rëndësishme që skuadra reagoi dhe u rrit në lojë, deri sa e dominuam kundërshtarin në pjesën e dytë. Me kohën them se do e rregullojmë dhe pjesën e finalizimit”.
“Objektivi? Për sa na lejon matematika, nuk do heqim dorë për Europën”
“Të rinjtë? I kam besuar Deliajt dhe do u besoj dhe disa lojtarëve të tjerë të rinj. Nuk mund të flas për emra të përveçëm, pasi ne jemi një skuadër. Nuk vë gishtin te askush nga lojtarët”.
“Kur përgatitet ndeshja kërkohet përqendrim maksimal që në fillim, por janë gjëra që ndodhin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”.