Alibia e Klevis Dalipit, sulmi dhe… penalltitë

“E kishim përgatitur gjatë gjithë javës dhe i kishim dhënë një rëndësi të veçantë. I kishim porositur lojtarët që mund të pësonim diçka, që dhe ne nuk do e pranonin. Shpërdoruam raste në fillim dhe më pas patëm një rënie besimi, që nuk duhet të humbasë te skuadrat që pretendojnë. E këshillova skuadrën, duhet të ishin fanatik në mbrojtje. Patëm dy raste për shënim, ku veçohet rasti i penalltisë. Nëse do shënonim, atëhërë do merrte tjetër rrjedhë loja. I patëm rastet tona. Kam dyshime, si për rastin e penalltisë tonë, por dhe penalltinë e vendasve. Dua ta rishoh. Nuk mendoj se ka kontakt nga Mala, pasi nuk i ndërhyn apo i heq mundësinë për të goditur. Nuk mund të justifikohemi për atë që kemi punuar. Lojtarët nuk morën atë që ne kishim përgatitur. I kam porositur lojtarët se janë ndeshje delikate këto si me Lushnjen. Presioni siç duket bëri të vetën, pasi nuk patëm probleme fizike. Edhe pse ndryshuam, nuk arritëm të fitonim. Nuk jam i dëshpëruar dhe do vazhdojmë përpara. Tani na zvogëlohen shanset për Europën, por derisa matematika na e lejon, do të përgatisim ndeshjet e radhës me Teutën dhe Luftëtarin”, kështu e nisi deklaratën e tij në “Gol pas Goli” në Supersport trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, që më pas foli edhe për sulmin e skuadrës së tij, gjykimin dhe motivimin në ndeshje të tilla.

SULMI – “Prisja më tepër nga Çani, Bardhi dhe Asani. Çani është një lojtar me emër dhe një lojtarë si ai nuk mund të mbahet në stol, pasi po mundohet ta ndihmojë skuadrën. Është i fortë në zonë dhe mund të shfrytëzoja aftësitë e tij para porte. Nuk ishte dita e tij sot dhe pres më shumë nga ato. Nëse nuk shënon, pasoja të tilla do ketë.

MOTIVIMI – “E kisha përcaktuar se ishte një ndeshje e vështirë dhe duhej mobilizim maksimal dhe të jemi të egër, që të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Nuk ndodhi kështu. I kam kritikuar lojtarët në pushim pasi shpërdoruam raste. Besoj se ngarkesa psikologjike ndikoi dhe lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Objektivi ynë i vetëm mbetet Europa”.

GJYKIMI – “Unë nuk i kaloj kompetencat e mia dhe kemi bërë pakt me klubin që do merremi vetëm me atë që ndodh në fushë. Ishte penallti e pastër e jona, por gjyqtari e ka parë me syrin e tij dhe nuk dua të dal kundër tij. Ishte nj pikë kyçe, që na hoqi fitoren, pasi ishim 0-0. Unë mbaj përgjegjësitë e mia. Kemi dhe 5 ndeshje dhe do të punojmë sot që t’i rikuperojmë këto pikë edhe pse dhemb shumë, pasi është ndeshja e 3 pa fitore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online