Befasuese/ Lë mbrapa Silvinjon dhe Jasir Asanin me vota, ja cili zgjidhet personazhi sportiv i vitit 2023 në Sport Ekspres

Viti 2023 mund të quhet ndryshe edhe si viti i Shqipërisë. Ishte kulmi i emocioneve për çdo tifoz shqiptar, që pa Kombëtaren në majën më të lart dhe të gjithë shijuam kualifikimin në Europianin e Gjermanisë, si vendi i parë në grupin kualifikues.

Për këtë arsye, Sport Ekspres zgjodhi si kandidatura për personazhin e vitit 2023 shumë figura që lidheshin me Kombëtaren. Po rezultati ishte befasues, përtej gjithë kësaj arritje mbreslënëse të kuqezinjëve, personazhi i vitit është shpallur një personazh që ka dhënë kontribut të madh në Superiore dhe veçanërisht në Rrogozhinë, Agim Demrozi.

Në bazë të komenteve të ardhura në sondazhin e Sport Ekspres, Agim Demrozi shpallet personazhi i vitit 2023 në Sport Ekspres. Falë tij, Egnatia mbërriti në nivelet më të larta të futbollit shqiptar, u kurorëzua me Kupën e Shqipërisë, po lufton për titullin kampion dhe shkëlqeu në një përballje miqësore me Interin.

Përtej faktit se është një qytet i vogël, Egnatia po kthehet edhe në një shkollë lojtarësh, të cilët po firmosin me klube të njohura në Europë. E gjithë kjo formulë suksesi ka bërë që Demrozi të parakalojë kandidatura shumë të forta në votimet e njerëzve në Sport Ekspres. Menjëherë pas Demrozit, figura e dytë më e votuar ishte ajo e Silvinjos, ndërsa “TOP 3” e personazheve të vitit e mbyll Jasir Asani. /Sport Ekspres/

PERSONAZHI I VITIT 2023 në Sport Ekspres, sipas votimeve

Vendi i parë AGIM DEMROZI

Vendi i dytë SILVINJO

Vendi i tretë JASIR ASANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online