Befasuan Kosovën, flet kapiteni i Andorrës: I ndalëm me mentalitetin tonë të fortë

Andorra befasoi opinionin sportiv me rezultatin e arritur në “Fadil Vokrri” pak ditë më parë. Kombëtarja europiane ndali në një barazim 1-1 Kosovën, duke shënuar kështu një sukses mjaft të madh, të cilin e festuan gjatë pas përfundimit të ndeshjes. Kapiteni i Andorrës, Marc Valesi, ka folur për gazetën “Blic”, ku ka shprehur mendimin e tij mbi përballjen me Kosovën.

“Ne jemi vërtetë të lumtur për këtë. Për ne është gjithmonë e vështirë të marrim pikë kundër një Kombëtareje të fortë si Kosova. Bëmë një lojë të shkëlqyer dhe morëm një pikë të merituar. Nuk ishte e lehtë t’i ndalonim ata (Muriqin, Zhegrovën dhe Rashicën), por me mentalitetin tonë të fortë dhe etikën e punës brenda skuarës ne morëm një rezultat të mirë“, ka deklaruar Marc Valesi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online