Interi pret Juventusin në “San Siro” në një sfidë ku zikaltërit duan ta fitojnë me patjetër, që ta kenë edhe më të lehtë një vend për në Champions League sezonin e ardhshëm. Përballë zikaltërve, është Juventusi, që e ka fituar kampionatin dhe tani luan sa për statistika.
Te Interi, Spaleti ka befasuar me formacionet. Ikardi e nis titullar takimin përballë “Zonjës”, ndërsa Perisiç dhe Politano do e mbështesin nga krahët. Asamoah luan si mbrojtës i majtë kundër ish-skuadrës së tij.
Alegrit i është rikthyer nga dëmtimi kapiteni Kielini dhe tekniku italian nuk ka ngurruar ta aktivizojë, madje që nga minuta e parë në krah të Bonuçit.
Inter (4-2-3-1) – Handanoviç, D’ambrosio, De Vrij, Shkriniar, Asamoah, Vesino, Brozoviç, Politano, Naingolan, Perisiç, Ikardi. Trajner: L. Spaleti.
Juventus (4-3-3) – Shezni, Aleks Sandro, Kielini, Bonuçi, Kanselo, Matuidi, Pjaniç, Emre Çan, Bernardeski, Ronaldo, Kuadrado. Trajner: M. Alegri.