Befason Kamza, rikthen trajnerin e parë të Superiores

Kamza do të ketë trajner shqiptar dhe jo të huaj. U tha se drejtuesit po bisedonin me një italian, por plani ka ndryshuar dhe pak çaste më parë është zyrtarizuar Ernest Gjoka në krye të skuadrës periferike të kryeqytetit.

Gjoka rikthehet te Kamza, ekip që e ka drejtuar në debutimin e bërë në Superiore para disa vitesh. Edhe më parë emri i tij ishte lidhur me këtë klub, por nuk  ka pasur një marrëveshje. Një bast i Gjokës, i cili duhet të shpëtojë Kamzën prej rënies nga Superiorja.

Vjet bastin me Vllazninë e humbi, pasi shkodranët ranë në Kategorinë e Parë. Gjoka do të debutojë ndaj ish-ekipit të tij, Kukësit. Edhe vjet më Vllazninë debutoi kundër verilindorëve, duke u marrë një barazim 2-2 në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *