Duket se Çelsi ka vendosur të habitë të gjithë, sepse Sky Sport në Angli raporton se klubi londinez ka zgjedhur francezin Loran Blank si trajner për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për një marrëveshje të arritur tashmë, me detaje të vogla që pengojnë zyrtarizimin.
Gjithçka ka ardhur për shkak të problemeve me Napolin për të marrë Mauricio Sarrin, pasi trajneri italian ka një klauzolë prej 8 milionë eurosh për prishjen e kontratës.
Tashmë është vetëm çështje ditësh që të shpallet pushimi nga puna i Antonio Kontes, para se Blank të prezantohet me klubin anglez.
Blank ka një karrierë të pasur si futbollist, duke fituar edhe Kupën e Botës me Francën, ndërsa prej vitit 2007 ka nisur karrierën e trajnerit, duke drejtuar Bordonë, Francën në periudhën 2010-2012 dhe PSG-në në periudhën 2013-2016.